Scholz mirëpritet Beograd me nderime nga Vuçiqi
Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë, ka mbërritur para disa orëve në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Scholz, që udhëtoi bashkë me delegacionin e tij, është mirëpritur nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, bashkë me kryetaren e Kuvendit Ana Brnabiq dhe disa zyrtarë të tjera, i uroi mirëseardhje me nderime Scholzit në aeroportin “Nikola Tesla”.
Kancelari gjerman do të qëndrojë në Serbi për shkak të një marrëveshjeje për litium.