Schneeberger për kapjen e armatimit shtesë në veri: Shpresoj që të gjithë ta kenë kuptuar se sa i rrezikshëm është Vuçiq - NACIONALE

Schneeberger për kapjen e armatimit shtesë në veri: Shpresoj që të gjithë ta kenë kuptuar se sa i rrezikshëm është Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, ka komentuar kapjen e një sasie të re të armatimit në shtatë lokacione në veri të Kosovës. Ajo ka theksuar se kjo ngjarje shpërfaq fatkin se rreziku nuk është ende i zhdukur pas agresionit të 24 shtatorit.

Schneeberger ka thënë se pas këtyre zhvillimeve, shpreson që të gjithë ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë, Vuçiq.. “Shpresoj që tani secili e kupton se sa i rrezikshëm është eskaluesi i vërtetë = Vuçiqi / Serbia”.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se "sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë"

“Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe duhet të merren masa ndaj Vuçiq, që janë aq të dhimbshme për të, në mënyrë që ai t’i ndalë eskalimet dhe të punojë serizosht për zgjidhjen e konfliktit” - ka thënë ajo.

Postimi:

Lajme të ngjashme