Schallenberg me “mesazh të qartë” Gërvallës për “progres të shpejtë në dialog me Serbinë”
Ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Schallenberg i ka kërkuar homologes së saj kosovare, Donika Gërvalla, që qeveria kosovare “të bëjë progres të shpejtë” në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për çka ka theksuar se “ky ishte mesazhi im qartë ndaj homologes”.
“Kosova është tradicionalisht një partner i ngushtë i Austrisë në Ballkanin Perëndimor. Por ju mund të flisni hapur edhe mes partnerëve dhe këtë bëmë. Prandaj, mesazhi im për homologun tim ishte i qartë: nevojitet përparim i shpejtë në dialogun Beograd-Prishtinë, pra normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë fqinje. Por kjo kërkon angazhim konstruktiv; të dyja palët duhet të lëvizin”, ka thënë ai, siç citohet në komunikatën e qeverisë austriake.
Mes tjerash, Austria thuhet se mbështet “fundamentalisht” anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.