SBASHK uron Bajramin, kërkon nga Qeveria që "ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave"
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka uruar me rastin e festës së Kurban Bajramit.
SBASHK-u në urim ka pasur edhe një mesazh për Qeverinë Kurti, ku kanë kërkuar që të dëgjojnë zërin e sindikatave dhe të punëtorëve në sektorin publik.
“SBASHK-u edhe sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit i drejtohet me mesazh Qeverisë që ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave. Të heq mendjemadhësinë po të dëgjojë zërin dhe kërkesat e të punësuarve në sektorin publik. Urojmë që kjo festë e mirësisë dhe e sakrificës të ndikojë te Qeveria që të heq tekat e inatet, ironinë dhe të jetë e të gjithëve." - thuhet në urim.
