SBAShK-u përplaset me Ardian Golën: Na keni thënë analfabet - NACIONALE

SBAShK-u përplaset me Ardian Golën: Na keni thënë analfabet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, ka pasur përplasje të ashpra.

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, vlerësoi se deputetët e pozitës iu kanë bërë kërcënime sindikalistëve të arsimit.

Këtu reagoi deputeti Ardian Gola. “Ku i ofendova? Bile ai tha me kthy dinjitetin, kush ua ka humb dinjitetin”, tha ai.

Kësaj iu përgjigj Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit.

“Ju, na keni thënë analfabet. Mos e cenoni figurën e mësuesit. Plotësoni kërkesat, nuk kem nevojë kah 5 orë këtu”, tha Jasharaj.

Lajme të ngjashme