SBASHK-u: Mos nënshkruani ndryshimet e kontratës së punës - NACIONALE

SBASHK-u: Mos nënshkruani ndryshimet e kontratës së punës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka reaguar pasi kohëve të fundit po qarkullon një version i kontratës së punës për puntorët e sektorit të arsimit, ku ka bërë thirrje që të mos nënshkruhet pasi konsiderohet e dëmshme.

SBASHK-u ka thënë se kontrata është e dëmshme dhe me keqe se kontrata aktuale.

“Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore. Versioni i ri ka edhe të meta të tjera e të cilat jemi të gatshëm t’ua prezantojmë në takim Kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit”.

SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje, mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë.” – thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme