SBASHK-u i gatshëm për kompromis, mund ta diskutojnë ofertën për më pak se 100 euro - NACIONALE

SBASHK-u i gatshëm për kompromis, mund ta diskutojnë ofertën për më pak se 100 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rashit Kushaj i SBASHK-ut ka thënë se sindikata është e gatshme që të diskutojë ofertën për më shumë se 50 e më pak se 100 euro.

Kushaj në Klan Kosova, ka thënë se nuk duan që shtesa të jetë 50 euro, por as shumë më pak se 100 euro.

“Ne nuk duam të jetë 50 euro, as shumë më pak se 100 euro, duam të jetë pak më pak se 100 euro, ndërsa qeveria mund të japë edhe më shumë se 100 euro… Jemi të gatshëm që ofertën pak më shumë se 50 euro e më pak se 100, t’ia ofrojmë anëtarësisë dhe të veprojmë pastaj për veprimet tjera”, ka thënë Kushaj.

Mes tjerash, ai shtoi se kanë pritur mirëkuptim nga Qeveria në takimin e sotëm, në mënyrë që nga nesër të fillojë mësimi.

“Anëtarësia ka pritur shumë nga takimi i sotëm, si prindërit e nxënësit, që mësimi të fillojë qysh nesër sepse kanë menduar që qeveria i ka kuptuar kërkesat e sindikalistëve. Kjo nuk ndodhi sot, urojmë të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Kushaj konfirmoi se sonte rreth orës 20:00, SBASHK-u dhe kryetarët e komunave do të mbajnë takim në lidhje me takimin që patën sot me kryeministrin Kurti.

Lajme të ngjashme