SBASHK paralajmëron Kongres të jashtëzakonshëm, s'e përjashton grevën e përgjithshme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se ka nisur përgatitjet për një Kongres të jashtëzakonshëm, në kushte të boshllëkut institucional dhe mungesës së përgjigjes ndaj kërkesave të punëtorëve të arsimit.
Në qendër të këtij Kongresi do të jetë vendimi për fillimin ose jo të vitit të ri shkollor në shtator, si dhe mundësia e veprimeve sindikale, përfshirë edhe grevën e përgjithshme.