SBAShK-u e dorëzon peticionin për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura.
Kjo në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, raporton Ekonomia Online.
SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.