Sarrazin: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti tjetër - NACIONALE

Sarrazin: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti tjetër.

Në një intervistë me DW, diplomati gjerman ka thënë se ky proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni.

Në datën 3 nëntor do të mbahet samiti i Berlinit dhe këto javë unë po udhëtoj në Ballkan për të rritur pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit. Kemi besimin se do të ecim përpara përsa i përket Tregut të Përbashkët Rajonal, solidaritetit në energji dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimit mes të rinjve në rajon. Pra, duam të rrisim pritshmëritë e Procesit të Berlinit dhe kjo është diçka e mirë. Ky Proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni. Nuk është kundër këtij apo atij projekti. Procesi i Berlinit ka të bëjë me çuarjen përpara të gjërave dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë në këtë zhvillim”, ka thënë Sarrazin.

Lajme të ngjashme