Sarrazin e kritikon Kurtin: BE-ja vendosi të penalizojë sjelljen e tij - NACIONALE

Sarrazin e kritikon Kurtin: BE-ja vendosi të penalizojë sjelljen e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manuel Sarrazin, i dërguar i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë për “Click Plus” të RTV 21, ku ka komentuar masat ndëshkuese të BE-së për Kosovën.

Në intervistë, Sarrazin vlerësoi se BE-ja i vendosi masat ndëshkuese ndaj sjelljes së kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

“Këto janë masa të BE-së dhe mendoj se është relevante sepse sanksionet kanë tjetër nivel. Kishte një porosi të qartë të BE-së për Qeverinë e Kosovës se çfarë duam që ata të bëjnë për shtendosje… dhe kishte të bënte edhe për kryetarët e komunave. Por, zoti Kurti kishte një tjetër plan duke mos na përcjellë ne. Dhe BE-ja vendosi që të penalizojë këtë lloj të sjelljes dhe të themi se nuk e pranojmë këtë.” – tha ai, transmeton RTV 21.

Tutje, Sarrazin theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për shtendosje të tensioneve mes palëve.

“Mendoj se të dyja palët duhet të punojnë në shtendosje dhe të kthehen në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit. Dhe të dyja palët duhet të bëjnë hapa pozitiv për të ndërtuar kredibilitetin dhe të zbatojnë Marrëqveshjen e Ohrit. Z. Lajçak po punojn në këtë dhe ne e mbështesim atë në këtë gjë. Personalisht mendoj se ishte një gabim i madh çfarë ka bërë Albin Kurti në rastin që çoi në situatën e krijuar në Zveçan (me rastin e lëndimit të ushtarëve të KFOR-it dhe trazirave atje). Por, e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte vetëm përgjegjësi e vetme e palës së Kosovës.” – vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme