Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës varet nga rrjedha e dialogut, sipas një burimi diplomatik të REL-it
Varësisht se si rrjedhë dialogu për normalizim të marrëdhëieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, varet edhe (mos)heqja e “masave ndëshkuese” (që është përdorur veçse si eufemizëm për sanksione) ndaj Kosovës, ka thënë një burim diplomatik brenda Brukselit për Radion Evropa e Lirë.
Ky burim diplomati thotë edhe se në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ia ka thënë të njëjtën gjë edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Për shkak të mungesës së pranimit të propozim-kompromizimit të BE-së nga Kurti, nuk pati edhe ndryshim sa i përket masave, sipas burimit.
“Zyrtari i BE-së, i tha REL-it se masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat”.
Masat e ndërrmarra nga Kosova sipas dakordit të Bratisllavës, janë vlerësuar si “të pamjaftueshme” që të përkthehen edhe në heqje të masave, sipas burimit të REL-it.
“Këto hapa të ndërmarra nga Kosova në BE janë vlerësuar si ‘veprime në drejtim të duhur’, por jo të mjaftueshme, sepse, sipas një diplomati me të cilin bisedoi REL-i, ato ‘nuk janë as të menjëhershme, as të mjaftueshme dhe nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat’ e bllokut evropian”, thuhet më tej në artikull.