Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Gërvalla: Askush nuk e di pse janë vendosur, është paaftësi e BE-së
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ende nuk e di pse Bashkimit Evropiane i ka vendosur masat ndëshkuese Kosovës.
Ndonëse për gati një vit zyrtarët e BE-së me dhjetëra herë kanë shpjeguar se pse janë vendosur ato masa, zëvendëskryeministrja Gërvalla duke se ende nuk e ka të qartë.
Madje, ajo pretendon se askush nuk e di një gjë të tillë.
“Mendoj se problemi që nuk po hiqen masat është sepse askush nuk po e di për çka janë vendosur. Ka pasur një kërkesë për deeskalim, deeskalimi ka ndodhur para muajsh dhe askush nuk po është në gjendje të konstatoj se çka duhet të bëj Kosova”, ka thënë ajo.
Shefja e diplomacisë kosovare ka fajësuar BE-në për vendosjen e këtyre masave.
Sipas saj, kjo është paaftësi e Brukselit dhe jo e vendeve anëtare të BE-së.
“Prandaj, kam vendosur që të mos i komentoj ato masa, sepse me duken tërësisht të pakuptimta. Dhe e dyta, janë shprehje e paaftësisë së Brukselit. Pra të Bashkimit Evropian, jo të shteteve anëtare, por të strukturave burokratike të BE-së për të gjetur zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo, duke shtuar se BE-ja po bën eksperimente me Kosovën.
“Prandaj, bëhen eksperimente, prandaj bëhet propozime të cilat tre ditë më pas ndryshojnë. Kështu që, detyre e jona është që të jemi konstruktiv në proces, të vijmë vazhdimisht me propozime të cilat i ndihmojnë komunitetit jo shqiptar në Kosovë, pra komunitet serb, boshnjak, ashkali, romë, egjiptian dhe gjithë të tjerëve, dhe të mos bëjmë gabime, ose të paktën të mos kontribuojmë në përkeqësimin e gabimeve që janë bërë në të kaluarën”, ka thënë Gërvalla.