Sandaloviq e akuzon rëndë Grenellin: Ju jeni në anën e gabuar të historisë
Nikola Sanduloviq, ish-kandidati për president të Serbisë, ka shkruar një shkrim në platformën “X”, ku i ka reaguar Richard Grenellit, ish i dërguar i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në shkrimin e tij, Sandaloviq i ka thënë Grenellit se është “në anën e gabuar të historisë”, ndërsa ka bërë edhe disa akuza.
“Ju jeni Richard Grenell një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake!” – shkroi ai.
You are Richard Grenell a mercenary who is on the wrong side of history and your country! You were bought by the war criminal Aleksandar Vučić who left behind thousands of innocent victims of Albanian, Croatian and Bosnian nationality! @albinkurti @VjosaOsmaniPRKS @StateDept https://t.co/3hs0HMEyCb
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) December 20, 2023