Samiti i NATO-s: Macron komplimenton Edi Ramën për veshjen gjatë fotos së përbashkët
Udhëheqësit botërorë u bashkuan për foto familjare gjatë samitit të NATO-s në Uashington.
I pranishëm në foto ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili shihet përkrah presidentit amerikan Joe Biden.
Në pamjet e publikuara nga BBC, teksa liderët po vendoseshin në vendet e tyre për t’u fotografuar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tërhoqi vëmendje duke e komplimentuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për veshjen e tij.
Samiti i Uashingtonit 2024 është një takim i krerëve të shteteve dhe krerëve të qeverive të tridhjetë e dy anëtarëve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, vendeve të tyre partnere dhe Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Uashington, DC, Shtetet e Bashkuara