Samiti i ardhshëm i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë - NACIONALE

Samiti i ardhshëm i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Samiti i ardhshëm i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tirane më 6 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së - Ballkani Perëndimor në rajon - më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Michel tutje ka thënë se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme