Sami Lushtaku viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka vizituar sërish ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa foto para qendrës se paraburgimit në Hagë.
“Vizitë çlirimtarëve në Hagë!”, ka shkruar Lushtaku.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi prej vitesh gjenden në paraburgim në Hagë.