Samantha Power: Chollet dhe Escobar e kanë shpjeguar si do të jetë Asociacioni, duhet përmbajtur atyre kushteve
Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe urgjenca e krijimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, ishin dy mesazhet që Samantha Power, Shefja e USAID’it, tha t’i ketë sjellur në Prishtinë, si përfaqësuese e Adminsitratës së Presidentit të Joe Biden. Këto komente ajo i bëri në një konferencë për përbashkët me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.
“Kam ardhur që të përforcoj mesazhin që Administrata e Biden e ka thënë në lidhje me rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të cilat do të prodhojë një normalizim që do të jetë tejmase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë”, tha ajo.
“Kemi pasur bisedime të gjera në orët e fundit në lidhje me urgjencën e krijimit të Asociacionit, si dhe urgjencën për zbatimin e plotë të të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazat e ardhshme të dialogut me propozime specifik”.
Në lidhje me Asociacionin, Power tha se sa i përket pikëpamjses së ShBA’së ajo është nënvizuar në Op/Ed-in e botuar më 31 janar të këtij voti. “Duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”, tha ajo./Nacionale/