Sallahu kërkoi auditim veç për një zyrtar, Dervishaj: Pushteti i VV-së provoi të më diskreditoj - NACIONALE

Sallahu kërkoi auditim veç për një zyrtar, Dervishaj: Pushteti i VV-së provoi të më diskreditoj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil ka gjetur se zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka tejkaluar kompetencat e veta. Kjo, pasi Sallahu ka kërkuar nga Auditimi i Brendshëm ta auditojë vetëm një Udhëheqës të një Divizioni. Fjala është për Elbasan Dervishajn, udhëheqës i Departamentit për Profesione të Lira. Gazeta Nacionale ka mësuar detaje ekskluzive.

Pas kësaj, përmes një postimi në Facecook, ka reaguar Dervishaj. Ai ka akuzuar pushtetin duke thënë se me këtë veprim ata tentuan ta diskreditojnë figurën e tij.

“Pushteti i VV-së provoi të më diskreditoj, diskriminoj, provoi ta ndyj figurën time, ndërsa mori atë që e meritonte, mori përgjigjen nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, po ashtu ka marr përgjigje edhe nga organet tjera të drejtësisë. Ju mund të vazhdoni të më luftoni, por nuk jeni luftetarë të denjë, sepse keni një histori familjare të PËRLYER.” – tha Dervishaj mes tjerash.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme