Salihu: Vetëm në tuxharhanet e Kosovës nuk ka rënie të çmimeve - NACIONALE

Salihu: Vetëm në tuxharhanet e Kosovës nuk ka rënie të çmimeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu ka publikuar një tabelë që tregon se në tregjet ndërkombëtare është stabiliziuar cimimi i shumë produkteve bazike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vetëm në Kosovë nuk po bien çmimet e produkteve.

Kur rriten çmimet në tregje ndërkombëtare, rriten edhe në Kosovë. Kur bien çmimet në tregje ndërkombëtare, në Kosovë prapë rriten. Pas panikut fillestar prej luftës në Ukrainë – pasi Rusia e Ukraina janë ndër eksportuesit kryesorë botërorë të grurit, vajit të lulediellit dhe shumë produkteve të tjera bujqësore – ka kohë që ka filluar stabilizimi i çmimeve në tregje botërore, por jo nëpër tuxharhanet e Kosovës. Kur i sheh tregjet e jashtme, kontratat 'futures' të grurit, për dorëzim në dhjetor, javën e kaluar në Çikago ranë në 7,7 dollarë për bushel, shumë më poshtë se 12,79 dollarëshi ku arritën tre muaj më parë dhe u kthyen në nivelin e tyre të shkurtit. Misri është kthyer gjithashtu në çmimin e tij të paraluftës. Ndërkohë, vaji i palmës, i përdorur në mijëra ushqime, nga akulloret deri te 'noodles', ka rënë jo vetëm në çmimin e tij të paraluftës, por edhe më poshtë (The Economist)”, ka shkruar Saliu.

Lajme të ngjashme