Salihu: Sot gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi e deshmoi profesionalizmin dhe guximin e saj - NACIONALE

Salihu: Sot gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi e deshmoi profesionalizmin dhe guximin e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Opinionisti i njohur Fitim Salihu ka shprehur admirim për profesionalizmin dhe guximin e gazetares Blerta Foniqi-Kabashi gjatë një emisioni në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), duke e cilësuar si një shembull të rrallë në një mjedis mediatik të vështirë.

Salihu theksoi se të qenit gazetar i guximshëm në Kosovë, veçanërisht në transmetuesin publik, është dyfish më sfidues.

Postimi

Ne nje kohe kur pushteti linçon gazetaret dhe prodhon lajme te rrejshme kunder mediave, eshte e veshtire te jesh gazetar i guximshem ne cilendo media ne Kosove. Por, me qene gazetar i guximshem ne RTK eshte dyfish me e veshtire.

Nje pushtet korruptiv qe ka mendu se e gjunjezon transmetuesin publik permes falangave te veta partiake ne krye te tij, natyrisht qe ne emisione shkon kokelarte dhe e mbron me krenari hajnine e vet. Qe besa edhe viktimizohet vetem pse qytetaret po i kerkojne llogari per parate e vete qytetareve.

Sot gazetarja Blerta Foniqi-Kabashi e deshmoi profesionalizmin dhe guximin e saj. Asnje pyetje e saj nuk ishte e njeanshme ose sugjestive. Thjesht Fitorja kish shku ne emision me miza nen kapuç e me sakice mbi krah.

Fitore, ta kojke me i marre 250 mije euro te qytetareve burri, vllai e daja yt. Duroje tash presionin publik se na heroine s'mujme te shpallim kur familjaret e tu i kcejne buxhetit te shtetit.

Lajme të ngjashme