Salihu: PDK dhe LDK i plotësuan për 24 orë kërkesat e punëtorëve, VV i ofendoi punëtorët e arsimit
Analisti Fitim Salihu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për rritjen e pagës së punëtorëve të arsimit.
Salihu ka shkruar se PDK dhe LDK i plotësuan kërkesat për 24 orë të këtyre punëtorëve, kurse VV-ja i ofendonte brutalisht mësimdhënësit.
POSTIMI:
Dy parti te djathta ne qeverisje komunale - LDK-ja dhe PDK-ja - i plotesojne per 24 ore kerkesat e punetoreve te kompanise "Pastrimi". Nje parti e majte ne qeverisje qendrore - Vetevendosja - jo qe nuk i plotesoi per dy muaj kerkesat e punetoreve te arsimit, por edhe i ofendoi dhe linçoi brutalisht ata. Po keta "te majte" qe dje i takuan ata qe para pak ditesh i quanin oligarke qe bashkepunojne me Serbine. E majta e shampanje-socializmit ose, qysh e qujne francezet, "Gauche caviar", e majta e kaviarit.