Salihu: Pas litiumit, Qeveria Kurti është pasuria më e madhe e Serbisë - NACIONALE

Salihu: Pas litiumit, Qeveria Kurti është pasuria më e madhe e Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu ka thënë se Qeveria e ka kthyer kontrollin e Serbisë edhe në jug të Ibrit, duke e lidhur këtë me deklaratën e ministres Albulena Haxhiu për “kontrollimin e burgjeve”.

Ai ka përmendur se Kosova është nën sanksione.

“Dmth, pas litiumit, Qeveria Kurti eshte pasuria me e madhe e Serbise.” – ka thënë tutje Salihu.

Postimi i plotë:

U nisen me largu kontrollin e Serbise nga veriu i Ibrit; e kthyn kontrollin e Serbise edhe ne jug te Ibrit. Dhe kete s'po e them une. E ka pranu publikisht vete ministrja e Drejtesise se Serbia ia kontrollon burgjet.

Ne anen tjeter, fale diplomacise gjeniale te kesaj qeverie, Kosova eshte ne sanksione, kurse serbet e Kosoves moren liberalizimin sikur te ishin pjese e Serbise.

Dmth, pas litiumit, Qeveria Kurti eshte pasuria me e madhe e Serbise.

Lajme të ngjashme