Salihu, Kurtit: Të rinjtë s’mashtrohen me 100 euro - NACIONALE

Salihu, Kurtit: Të rinjtë s’mashtrohen me 100 euro

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu ka thënë se ndarja e 100 eurove për studentët nga Kurti, është mashtrim elektoral.

Salihu, në një postim në Facebook, është shprehur se të rinjtë janë lodhur nga lëmosha dhe fjalët boshe të pushtetit aktual. Këto deklarata vijnë pasi Kurti u dërgoi mesazhe telefonike studentëve që përfituan 100 euro.

“Ne nuk kërkojmë ndihma të përkohshme, por zgjidhje të qëndrueshme. Duam diçka konkrete dhe të prekshme. Albin, të rinjtë nuk mashtrohen me 100 euro në prag të zgjedhjeve. Ky është mashtrim elektoral dhe fyerje ndaj rinisë. Ti e ke gabim nëse mendon se të rinjtë janë analfabetë, apo se mund t’i blesh me ndihma të përkohshme. Ke frikë, sepse e ndjen që po e humb pushtetin. Populizmi yt është i neveritshëm. Ne, të rinjtë, i rezistojmë populizmave”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme