Salihu, kritikuesve të UÇK-së: Me i pas kritiku partizanët do të përfundonit në Goli Otok - NACIONALE

Salihu, kritikuesve të UÇK-së: Me i pas kritiku partizanët do të përfundonit në Goli Otok

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salhi ka komentuar përsëri deklaratën fyese të aktorit Enver Petrovci për ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë aq emancipuese sa edhe kritikeve të saj ua ka sjell lirinë për t`u shprehur lirshëm.

Salihu ka bërë me dije se këta kritikues me i pas kritiku partizanet pas Luftës së Dytë Botërore, do të përfundonin në burgun e Goli Otokun,

“Lufta e UÇK-se eshte aq emancipuese sa edhe kritikeve te UÇK-se ua ka sjelle lirine me kritiku UÇK-ne. Me i pas kritiku partizanet ne Jugosllavine qe aq shume e doni, e kishit pa veten ne Goli Otok ose Stara Gradishke. Lufta qe s'e deshet, ju ka çliru edhe ju. Ua ka mbyt friken prej pushtetit e autoritetit. Edhe pse s'e deshet, e gezofshi lirine!”, ka shkruar Salihu.

Lajme të ngjashme