Salihu: Kosova është e varfër për qytetarët, por jo edhe për pushtetarët
Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se “Republika e Kosovës është vend i varfër dhe me buxhetin më të vogël në Evropë”, teksa po komentonte protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës të cilët janë të pakënaqur me propozimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti, Fitim Salihu.
Salihu ka thënë se Kosova është e varfër për qytetarët, por jo edhe për pushtetarët.
“Kosova eshte vend i varfer per fukarate e shkrete sepse per juve ne pushtet po eshte El Dorado me u pasuru brenda nates”, ka shkruar Salihu.
Postimi i tij i plotë:
Kosova eshte vend i varfer per fukarate e shkrete sepse per juve ne pushtet po eshte El Dorado me u pasuru brenda nates.
Kosova vend i varfer por kryeministri dhe shume ministra i shkollojne femijet jashte vendit.
Kosova vend i varfer por presidentja dhe disa ministra blejne prona ne lagjen me luksoze dhe sherohen neper spitale private jashte shtetit.
Kosova vend i varfer por ambasadoret e Kurtit terheqin miliona euro cash nga banka pa i deklaru se pse e qysh i kane ardhe ato pare.
Kosova vend i varfer por shume tendera ne vlere prej miliona eurosh kane shku ne keto tri vjet ne xhepat e pikerisht dostave te afert te ministrave te Kurtit.
Kosova vend i varfer por edhe fotografi i kryeministrit merr bonuse me te medha se paga e nje polici te Njesise Speciale.
Kosova vend i varfer por kryeministri dhe stafi i tij kane shpenzu 124 mije euro vetem ne gjashte muajt e pare te ketij viti per dreka, udhetime jashte vendit e shpenzime telefoni.
Dmth Kosova na qenka vend i varfer vetem per policet qe sakrifikuan ne mbrojtje te Republikes.
