Salih Berisha bojkotoi ceremoninë e presidentit të ri Bajram Begaj - NACIONALE

Salih Berisha bojkotoi ceremoninë e presidentit të ri Bajram Begaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi politikan që ka bojkotuar ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentit të ri Bajram Begaj, ndonëse ka patur ftesë zyrtare.

Bëhet e ditur se ftesa i është dërguar Berishës nga protokolli, ashtu siç i është dërguar edhe të gjithë ish-presidentëve të tjerë të Republikës.

Megjithatë ai ka vendosur të mos jetë i pranishëm në ceremoninë që po mbahet në Presidencë.

Berisha me disa deputetë demokratë bojkotuan edhe seancën e betimit të Begajt në Kuvend, ndonëse një pjesë e madhe e deputetëve të tjerë të PD-së dhe ata të LSI ishin të pranishëm në sallë.

Berisha e kishte kundërshtuar zgjedhjen e Begajt si president i Shqipërise, duke e qujtur akt antikushtetues.