Sali Berishës s’ia njeh shenjat e gishtave aparatura elektronike në zgjedhje - NACIONALE

Sali Berishës s’ia njeh shenjat e gishtave aparatura elektronike në zgjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është politikani më jetëgjatë në Shqipëri, por një situatë e pazakontë i ngjau sot Sali Berishës, kur pajisja elektronike nuk ka arritur t’ia njohë shenjat e gishtave si identifikim. Bashkëshortja e tij këtë proces e kaloi pa problem para tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë, kjo ishte një problem në mbarë vendin mëngjesin e së dieles kur nisën votime në zgjedhjet lokale në shtetin shqiptar.

Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se qytetarëve që janë paraqitur për të votuar në disa nga qendrat e votimit të kësaj njësie, u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit.

144 kandidatë garojnë sot për kryetarë bashkie. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë. Gjithashtu sot votohet edhe për 61 Këshillat bashkiakë, ku konkurrojnë 40 parti dhe koalicione. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të parlamenteve vendore, janë regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur

Lajme të ngjashme