Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën: Mund të të japim ç’do lloj përgjigjje mbi tokë - NACIONALE

Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën: Mund të të japim ç’do lloj përgjigjje mbi tokë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri e ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, që tashmë duket se e ka rimarrë në duar Partinë Demokratike, ka shpërndarë në Facebook, një fjalim të cilin e ka bër në Parlamendit shqipëtar.

“Një paralajmërim për Edi Ramën” e ka titulluar fjalimin e tij Berisha.

Gjuhë të ashpër, e “paralajmëruese”, ka përdorur Berisha teksa ka folur me tone të larta, e ka përmendur “popullin i cili mund të flasë në këtë sallë”.

“I jap një paralajmërim Edi Ramës, mos përdor atë gjuhë që përdorë me të cilën fyen çdo shqiptar. Ne këtu vijmë me fjalët, vijmë me pendën, se në mënyrë absolute mund të të japim çdo lloj përgjigjje mbi tokë, që ekziston. Por mos e përdor Atë mbaje në kuzhinën tënde në Surrel. Atë mbaje në shpellat e Partisë tënde të krimit. Por këtu, mos përdor gjuhën që përdor.

Dhe ju garantoj ju, se në këtë mënyrë, do të jetë populli shqiptar, populli opozitar që do të flasë në këtë sallë.

Nuk dihet nëse Berisha ka dashur të thotë, se do t’i fus njerëzit në parlament, por nga tonaliteti dhe titulli i videos, një gjë e tillë, është e interpretueshme.

Lajme të ngjashme