Sali Berisha fton qytetarët të dalin në protestën e pedagogëve - NACIONALE

Sali Berisha fton qytetarët të dalin në protestën e pedagogëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Neser në Tiranë do të nisë protesta e pedagogëve të universitetit publik të Shqipërisë. Kjo protestë do të filloj nga ora 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës. Pedagogët kanë bërë thirrje që studentët të bashkohen në protestën e tyre.

Mirëpo, ftesë për protestë ka bërë edhe kreu opozitar në Shqipëri, Sali Berisha.

Përmes një statsusi në Facebook, Berisha ka ftuar qytetarët t'i bashkohen thirrjeve të pedagogëve e të dalin në protestë.

Nesër në orën 11:00, para Universitetit Politeknik protesta e madhe kombëtare! Të gjithë në Protestë!”, ka shkruar Berisha.

Këto janë kërkesat e pedagogëve:

Kërkesat e pedagogëve

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Lajme të ngjashme