Sahatçiu: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër - NACIONALE

Sahatçiu: Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kapitull i ri për Prishtinën e pastër fillon sot, thotë nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në një postim në Facebook pas shkarkimit të menaxhmentit të KRM “Pastrimi”.

“Prej sot fillon kapitulli i ri për Prishtinën e pastër. Fillim i ri me KRM “Pastrimi”. Fillim i ri me menaxhim të ndërmarrjeve publike lokale në Prishtinë. Kështu politika bëhet shembull i mirë për të mirën e përbashkët, vlerën publike. Hapet rrugë për transformim. Prishtina nuk guxon t’jetë në këtë gjendje me menaxhim të mbeturinave as edhe një ditë tjetër. Ecim tutje”, ka shkruar Sahatçiu.

Lajme të ngjashme