Sadri Ramabajës i vdes një anëtar i ngushtë i familjes - NACIONALE

Sadri Ramabajës i vdes një anëtar i ngushtë i familjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë vëllai i tij Agimi.

“Sot, në orët e para të ditës, pas një sëmundje të rëndë, më la sivëllai im, Agimi," ka njoftuar Ramabaja.

Ai ka treguar edhe për momentet e fundit që i kaloi me vëllanë tashmë të ndjerë.

"Të mërkurën pimë kafen e fundit së bashku, tok me njerëzit Tu të shtrenjtë, në Dardanën tonë. Kujtuam tok ca qaste të fëmijërisë në Magurën tonë... rrugët e jetës për këto gjashtë dekada,”- ka kumtuar Ramabaja.

“Do të kujtoj kështu përherë: të dashur, të vëmendshëm e skofiar, siç na fiksoi kamera e aparatit tim në këtë foto, më 22 shkurt, kur mushkëritë nuk ta mundësonin të ngopeshe me oksigjenin e mjaftueshëm:.

Lajme të ngjashme