Sadri Ramabaja përdorë gjuhë 'hakerësh': Lajçaku është “kalë troje” në CD-në e BE-së - NACIONALE

Sadri Ramabaja përdorë gjuhë 'hakerësh': Lajçaku është “kalë troje” në CD-në e BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk është haker me zanat, por përdori shprehje të lëmisë së kompjuterikës. Sadri Ramabaja, analist dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një figure shprehimore të një CD-je (Compact Disk) të infektuar me “Kalë Troje” provoi të ilustrojë atë që ai beson të jetë ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajçak, brenda BE’së. Sipas leximit të Ramabajës, Lajçaku në Prishtinë barti një ultimatum të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo referuar deklaratës së Lajçakut i cili pas takimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, u shpreh se “Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”.

Ramabaja, ka leximin e tij. “Në realitet këto deklarata të emisarit të BE-së, ML, më shumë i ngjajnë një ultimatumi të presidentit serb, A.V”, ka thënë ai.

Në cilësinë e "Kalit të Trojës" që vepron brenda Korpusit Diplomatik të BE-së, disi ngjashëm me V.Orbanin në Këshillin e BE, ai e solli sot këtë ultimatum në Prishtinë, duke e bërë publik faktin se sa pak i shërben Brukselit dhe misionit të tij si ndërmjetësues në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë!”, ka thënë Ramabaja.

Lajme të ngjashme