Sadiku: Kapja më e madhe e shtetit në historinë e Kosovës së pasluftës, Kurti ka me u përgjigj për këtë - NACIONALE

Sadiku: Kapja më e madhe e shtetit në historinë e Kosovës së pasluftës, Kurti ka me u përgjigj për këtë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se Albin Kurti vazhdon të jetë kryeministër pa Kuvend funksional e kontrolle parlamentar dhe se kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “Kurti ka me u përgjigj për këtë”.

“Certifikimi i zgjedhjeve është kryer më 8 korrik. Ne që jemi zgjedhur deputetë me votën e popullit, nuk po lejohemi të punojmë. Nuk po lejohemi të merremi me ligje, komisione, zhvillim dhe problemet reale të qytetarëve.

Ndërkohë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa Kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie.

Kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

Kurti ka me u përgjigj për këtë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme