Sadiku: Abdixhiku është lider i së ardhmes, e shoh edhe si kryeministër të vendit - NACIONALE

Sadiku: Abdixhiku është lider i së ardhmes, e shoh edhe si kryeministër të vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Ermal Sadiku, ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është lider i së ardhmes.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se Abdixihiku në të ardhmen mund të jetë edhe kryeministër i Kosovës. “Lumir Abdixhiku për dallim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka hyrë në një garë dhe e ka fitu, është zgjedhur kryetar i partisë. Ky është lider që e ka marr pozitën e kryetarit me luftë do të thotë luftë politike. Kjo e bënë shumë të fortë dhe të respektuar në parti, dhe unë e shoh si lider edhe në të ardhmen. E shoh ndoshta edhe kryeministër të Kosovës”, ka thënë Sadiku.

Ai ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të shihen si tërësi, pasi sipas tij, kjo është edhe dëshira dhe propaganda e partisë në pushtet. “Qasja e LDK-së si opozitë deri tash më ka pëlqyer më shumë, i kanë bërë disa inovacione. Më ka pëlqyer edhe emisioni – podcasti i Lumir Abdixhikut, që po merr kritika në rrjete sociale, por mendoj se është i lezetshëm, i ka pasur disa mysafirë të mirë, tregon se është diçka moderne”, ka thënë Sadiku.

Sipas tij, “LDK-ja nuk ka ikur prej ideologjisë pro-perëndimore që e kanë ndërtuar për vite të tëra.” Ai ka thënë se për shkak të gabimeve në të kaluarën janë partia më e dënuar me vota nga qytetarët

Lajme të ngjashme