Sa lindje e sa vdekje u regjistruan në Kosovë gjatë muajit korrik? - NACIONALE

Sa lindje e sa vdekje u regjistruan në Kosovë gjatë muajit korrik?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e muajit korrik, në lidhje me lindjet, vdekjet e kurorëzimet.

Në muajin korrik janë regjistruar 2 498 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 303 lindje janë meshkuj dhe 1 195 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 835 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 457 janë meshkuj dhe 378 janë femra.

Në muajin qershor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 444 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 148 raste.

“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, njofton ASK-ja.

Lajme të ngjashme