“Sa herë s`punon KEK-u, punojnë NOA dhe EFT-ja e Hamoviçit”, Bajrami kërkon hetim urgjent në sektorit e energjisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës në sektorin e energjisë.
Ajo ka bërë me dije se hetimi duhet të përfshijë Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sa herë nuk punon KEK-u, punon NOA dhe EFTja e Vuk Hamoviçit.
“Prokuroria Speciale duhet të hetojë gjithë zinxhirin vendimmarrës: Ministrinë e Ekonomisë, ZRRE-në, KOSTT-in, KEK-un, KESCO-n, KEDS-in, NOA-n dhe të tjerët! 🔴 KEDS dhe KESCO importojnë energji, por kostoja na faturohet NEVE! 🔴 NOA ka monopolizuar tregun me mbi 160 milionë euro qarkullim në 2024, tregtia në shumicën e rasteve ëahtë bërë në kundërshtim me rregullat e KOSTT-it. 🔴 KEK-u ka menaxhim të dobët, blloqet e tij ndalojnë vazhdimisht, duke sjellë fitime për NOA-n dhe EFT-në e Vuk Hamoviçit.🔴 Ministria, ZRRE dhe KOSTT nuk e kanë kryer punën sipas përgjegjësisë që kanë”, ka shkruar ajo duke treguar të dhënat e raportit të KEK-ut që tregojnë daljet nga funksioni të blloqeve gjatë vitit 2024.