“S`marrim pjesë në hedhjen e fajit”, Stano: Palët duhet t`i përmbushin obligimet në dialog - NACIONALE

“S`marrim pjesë në hedhjen e fajit”, Stano: Palët duhet t`i përmbushin obligimet në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kërkuar edhe një herë nga Kosova dhe Serbia zbatimin e obligimeve që kanë marrë në procesin e dialogut të Brukselit.

Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, ai ka bërë me dije se BE-ja nuk merr pjesë në hedhjen e fajit.

Ne nuk marrim pjesë në hedhjen e fajit, kjo është shumë kontradiktore dhe kundërproduktive. Njëra palë fajëson vazhdimisht tjetrën dhe anasjelltas. Të gjithë duhet të shohin se cila është detyra e tyre dhe ta përmbushin atë. Të dyja palët kanë shumë për të përmbushur”, është shprehur Stano.

Ai ka bërë me dije se për Kosovën është urgjente themelimi i Asociacionit.

Sipas tij, edhe Serbia duhet të fillojë përmbushjen e obligimeve të veta.

Për shembull, për Kosovën është prioritet urgjent themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është obligim i ndërmarrë nga Kosova shumë kohë më parë që nuk po e përmbush përkundër thirrjeve të BE-së, partnerëve amerikanë dhe të tjerëve. Edhe Serbia duhet të fillojë në përmbushjen e detyrimeve të saj, palët serbe ende ka deficite kur bëhet fjalë për çështjet që dalin nga marrëveshja. Çështja është se të dyja palët, në vend që të fajësojnë njëra-tjetrën dhe të hapin çështje të reja, duhet të përqendrohen në zbatimin e asaj që kanë rënë dakord në Ohër në mars të vitit 2023”, është shprehur Stano.

Lajme të ngjashme