Rusia thotë se ka përfunduar tërheqja nga Khersoni - atje ngrihet flamuri ukrainas
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se e ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i Lumit Dnipro, në rajonin jugor ukrainas të Khersonit, raporton agjencia e lajmeve, TASS.
Në konferencën ditore, e cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, kjo ministri tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse janë vendosur në anën e majtë ose lindore të bregut të Lumit Dnipro, raporton gazeta “The Guardian”.
Ministria e Mbrojtjes tha të premten se asnjë ushtar dhe asnjë pajisje ushtarake nuk ka mbetur në bregun perëndimor të lumit, ku shtrihet edhe kryeqyteti rajonal, Kherson, dhe se nuk ka pësuar humbje të personelit ose pajisjeve gjatë tërheqjes.
First images of Ukrainian flags raised in the centre of Kherson. According to local telegram channels, this is the work of the partisans pic.twitter.com/cCOYUBMw9N
— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) November 11, 2022
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, një flamur ukrainas shihet në qendër të Khersonit. Thuhet se flamuri mund të jetë vendosur nga partizanët, të cilët kanë qenë aktivë në këtë qytet, ndërsa banorët po qëndrojnë kryesisht brenda shtëpive e banesave. Sipas disa raportimeve ruse, forcat speciale ukrainase kanë hyrë në qytet.