Rusia thotë se ka nisur tërheqja nga Khersoni, e quan manovrim - NACIONALE

Rusia thotë se ka nisur tërheqja nga Khersoni, e quan manovrim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se forcat ruse janë duke u larguar nga rajoni Kherson dhe janë duke u vendosur në anën tjetër të Lumit Dnipro.

Në konferencën e përditshme për gazetarë, zëdhënësi i kësaj ministrie, Igor Konashenkov, tha shkurtazi se tërheqja është duke ndodhur. Sidoqoftë, ai nuk e përmendi fjalën “tërheqje”, por “manovër”, raporton televizioni BBC.

“Njësitet ruse janë duke kryer një manovër për në pozicionet e parapërgatitura në bregun e majtë të Lumit Dnipro në përputhje të prerë me planin e miratuar”, në drejtimin e Mykolaivit e Krivyi Rih-ut, duke iu referuar zonës përreth Kherson-it.

Zyrtari ushtarak rus nuk dha hollësi të tjera dhe autoritetet nuk publikuan ndonjë fotografi të ushtarëve duke “manovruar” sipas njoftimit.

Lajme të ngjashme