Rusia thotë se ka arrestuar një të huaj si i dyshimtë për vrasjen e gjeneralit Kirillov - NACIONALE

Rusia thotë se ka arrestuar një të huaj si i dyshimtë për vrasjen e gjeneralit Kirillov

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rusia ka ndaluar një shtetas të Uzbekistanit, për të cilin hetuesit besojnë se e kishte vendosur bombën që e la të vrarë Gjeneral Lejtënant Igor Kirillov-in nën udhëzimet e shërbimit ukrainas të sigurisë, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë.

I dyshuari 29-vjeçar ishte rekrutuar nga shërbimet speciale ukrainase dhe i ishin premtuar 100 mijë dollar dhe udhëtim për në Bashkimin Evropian, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS, duke e cituar agjencinë ruse për inteligjencë të brendshme, FSB, raporton gazeta “The Guardian”.

Burri i dyshuar u arrestua në fshatin Chernoye, në distriktin Balashikha të Moskës, raportoi agjencia e lajmeve “Ria”, duke e cituar zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Irina Volk.

Kirillovi, udhëheqës i njësitit ushtarak për armë radiologjike, kimike dhe biologjike, u vra nga një shpërthim bashkë me asistentin e tij, pasi dy burra ishin larguar nga një ndërtesë në një zonë banimi në juglindje të Moskës të martën.

Një burim brenda shërbimit ukrainas të sigurisë, SBU, ka thënë se Kievi qëndron prapa sulmit.

Lajme të ngjashme