Rusia sulmon një autokolonë civilësh, 20 të vrarë - NACIONALE

Rusia sulmon një autokolonë civilësh, 20 të vrarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i lartë lokal ukrainas ka thënë se sipas informatave preliminare, 20 persona janë vrarë nga një sulm i forcave ruse ndaj një autokolone civilësh në qytezën Kupiansk.

Oleh Synehubov tha se sulmi ndodhi në Kupiansk, afër kufirit me Rusinë. Ai nuk tregoi se kur saktësisht ndodhi sulmi, raporton televizioni BBC.

“Pushtuesit sulmuan civilë që u munduan të iknin nga bombardimet. Kjo është mizori që nuk ka justifikim”, tha zyrtari ukrainas.

Sulmi i raportuar nuk është vërtetuar ende në mënyrë të pavarur.

Të premten, 20 persona vdiqën, kur raketat ruse goditën një autokolonë civilësh në rajonin jugor, Zaporizhia, thanë zyrtarët lokalë.

Rusia e fajësoi Ukrainën për këtë sulm.

Lajme të ngjashme