Rusia pretendon se forcat e saj kanë marrë edhe një fshat në lindje të Ukrainës
Rusia tha të premten se e ka marrë nën kontroll fshatin Marynivka, që shtrihet në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, ku forcat ruse kanë qenë duke përparuar drejt qendrës së rëndësishme logjistike, Pkorovskut.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e komentoi statusin e këtij fshati, port ha se zonat afër tij dhe Selydoves, në jugperëndim, kishin qenë përqendrimi më i madh i sulmeve ruse gjatë ditës së kaluar.
Më tej, Shtabi i Përgjithshëm tha se 42 sulme ruse ndaj qytetit Pokrovsk janë sprapsur, raporton agjencia “Reuters”.
Agjencia “Reuters” nuk arriti që t’i vërtetonte në mënyrë të pavarur raportimet e asnjërës palë nga fusha e betejës.
Forcat ruse javëve të fundit e kanë përshpejtuar avancimin e tyre në Donetsk, duke marrë nën kontroll disa qyteza dhe fshatra.