Rusia paralajmëron për kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të reja të BE-së - NACIONALE

Rusia paralajmëron për kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të reja të BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kremlini tha të premten se do ta studiojë pakon më të re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe pastaj do ta formulojë kundërpërgjigjen.

Udhëheqësit e BE-së u pajtuan të enjten për të ndarë 18 miliardë euro për Ukrainën vitin e ardhshëm dhe për ta goditur Moskën me pakon e nëntë të sanksioneve. Nga masat e reja preken gati 200 persona dhe me to ndalohet investimi në industrinë ruse të minierave, mes ndëshkimeve të tjera.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do ta studiojë listën e sanksioneve para se të kundërpërgjigjet, raporton agjencia “Reuters”, përcjell gazeta “Nacionale”.

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj me të cilin do të ndahen së paku 800 milionë dollarë shtesë nga buxheti i ShBA-së për Ukrainën vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme