Rusia nuk do të lëshojë dekret për përmbylljen e rekrutimit - NACIONALE

Rusia nuk do të lëshojë dekret për përmbylljen e rekrutimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia nuk ka nevojë për një dekret presidencial për ta formalizuar përmbylljen e mobilizimit të pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë dhe një dokument i tillë nuk do të lëshohet, tha të martën Kremlini.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator e shpalli mobilizimin e parë të rezervistëve të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore, pas një vargu të humbjeve në fushëbetejë. Ky vendim nxiti qindra mijëra rusë që të iknin nga vendi.

Rusia tashmë ka thënë se i ka rekrutuar 300 mijë rezervistët që i nevojiteshin për pak më shumë se një muaj dhe se nuk kërkohen të tjerë, raporton agjencia “Reuters”.

Sidoqoftë, refuzimi i Kremlinit për të lëshuar një dekret formal për t’i dhënë fund rekrutimit, mund ta shtojë shqetësimin e rusëve se mobilizimi mund të rifillojë.

Putini tha të hënën se do të konsultohej me ekspertët ligjorë për të parë nëse një urdhër i ri presidencial do të jetë i nevojshëm.

Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën tha: “Nuk nevojitet një dekret.”

Lajme të ngjashme