Rusia ia ndalon hyrjen profesorit amerikan, mikut të Kosovës, Edward Joseph - NACIONALE

Rusia ia ndalon hyrjen profesorit amerikan, mikut të Kosovës, Edward Joseph

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesorit amerikan, Edward P. Joseph, i cili njihet për përkrahjen e Kosovës, i është ndaluar hyrja në Rusi.

“Nga sot, mua zyrtarisht më ndalohet hyrja në Rusi. Duke e irrituar Kremlinin nga këtu në Ballkan. (Mirënjohës ndaj Ministrisë së Jashtme ruse që ma ka shkruar si duhet inicialin tim të mesëm)” – shkroi profesori Joseph në rrjetin X.

Ai shkrimit ia bashkëngjiti edhe vegëzen e njoftimit zyrtar në uebfaqen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ku është paraqitur lista me 227 amerikanë që u është ndaluar hyrja në Federatën Ruse.

Lajme të ngjashme