Rusia i lavdëron bisedimet e së enjtes me ShBA-në në Stamboll
Ministria e Jashtme e Rusisë e vlerësoi lart rundin më të ri të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara përmes një deklarate të lëshuar të premten, duke i cilësuar si “substanciale e praktike”.
Ekipet e Rusisë dhe ShBA-së zhvilluan bisedime për gjashtë orë në Turqi të enjten në përpjekje për ta rikthyer funksionimin normal të ambasadave të tyre, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kontaktet fillestare me administratën e re të homologut të tij amerikan, Donald Trump, frymëzojnë shpresë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se delegacionet kanë diskutuar çështje që lidhen me atë që e quajti konfiskim të paligjshëm të pronave diplomatike të Rusisë në ShBA dhe se amerikanëve u është kërkuar që ta shqyrtojnë rikthimin e linjave të drejtpërdrejta ajrore.
Më tej, kjo ministri tha se të dyja palët janë pajtuar për hapat rreth rikthimit të financimit të papenguar dhe operacioneve normale të ambasadave të tyre përkatëse në Uashington e Moskë.
Për më shumë rreth bisedimeve ShBA - Rusi në Stamboll, klikoni KËTU.