Rusia e dëshpëruar në propagandë, kërkon që “vetëm UNMIK-u” të përfaqësojë Kosovën ndërkombëtarisht - NACIONALE

Rusia e dëshpëruar në propagandë, kërkon që “vetëm UNMIK-u” të përfaqësojë Kosovën ndërkombëtarisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Ruse ditë e më shumë zë në gojë Kosovën duke u angazhuar në propagandë kundër Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) për të cilët u ankua gjerësisht se “po e bëjnë Kosovën me ushtri të vet”.

Në narrativë identike me atë të Beogradit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, u thirr në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjoja për të avokuar për “sovranitetin dhe integritetin territoral të Serbisë”.

Duhet prezencë e plotë e OKB-së në në Kosovë”, ka thënë Zaharova.

Rusia mbështet aktivitetet e misionit (të UNMIK-ut) për ruajtjen e personelit dhe potencialit financiar. Ne besojmë që vetëm UNMIK-u, dhe jo autoritetet e Prishtinës, kanë të drejtën të përfaqësojnë Kosovën në bazë të Rezolutës 12/44”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme