Dy të vrarë nga sulmi “masiv” ukrainas me dronë në rajonin e Moskës, pretendon Rusia
Të paktën dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas një sulmi të gjerë ukrainas me dronë gjatë natës në rajonin e Moskës, shkruan BBC.
Guvernatori i rajonit, Andrei Vorobyev, i cituar nga BBC, tha se 249 dronë janë rrëzuar, ndërsa sulmet kanë shkaktuar zjarre në disa ndërtesa banimi dhe në një depo.
Në Sofyino, një grua 44-vjeçare humbi jetën pasi një dron goditi një ndërtesë trekatëshe. Pesë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën.
Në Orekhovo-Zuevo, një burrë i moshuar u vra pasi u godit një shtëpi private.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, citohet të ketë deklaruar se një dron goditi një ndërtesë pranë një prej bulevardeve të kryeqytetit, ndërsa u dëmtua edhe një objekt në një rafineri nafte.
Ai tha se 450 dronë që po drejtoheshin drejt Moskës janë rrëzuar.
Përkohësisht u vendosën kufizime edhe në aeroportet Sheremetyevo dhe Vnukovo, duke shkaktuar ndërprerje dhe vonesa të fluturimeve.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportuan se tetë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë të shtunën nga sulmet ruse në rajonet e Kievit dhe Sumyt.