Rusia dërgon muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë "për të rritur moralin" - NACIONALE

Rusia dërgon muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë "për të rritur moralin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia ka thënë që do të dërgojë muzikantët në vijat e frontit të luftës në Ukrainë në mënyrë që të rriste moralin.

Ministri i Mbrojtjes ka njoftuar formimin e “brigadës kreative të vijës së frontit” këtë javë, duke thënë që do të përfshinte edhe vokalistë por edhe muzikantë.

Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka përmendur krijimin e brigadës në një përditësim të fundit të inteligjencës, raporton BBC.

Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoiku ka vizituar trupat në vijë të frontit në Ukrainë, ka thënë qeveria.

Kjo vizitë e raportuar vjen derisa zyrtarët britanikë të mbrojtjes thanë që morali i ulët vazhdon të jetë “lëndueshmëri domethënëse përgjatë gjithë forcës ruse,”

Lajme të ngjashme